
Vatikan, 28 prill 2025 – Kardinalët kanë vendosur: Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të nisë më 7 maj. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë Reuters dhe Ansa, duke cituar burime nga brenda Kongregacionit të Përgjithshëm. Data pritet të zyrtarizohet në orët në vijim nga Zyra e Shtypit e Vatikanit.
Ndërkohë, në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, varri i Papa Françeskut është hapur për homazhet e besimtarëve, ndërsa me funeralin e tij kanë nisur nëntë ditët e zisë, gjatë të cilave zhvillohen meshë për shpirtin e tij.
Atmosfera në Vatikan është e veçantë: në Sheshin e Shën Pjetrit janë mbledhur mijëra të rinj për të marrë pjesë në “Jubileun e Adoleshentëve”, teksa sytë e botës janë të kthyer kah Konklava historike që po afron.
Cardinal Giuseppe Versaldi, pas daljes nga kongregacionet, konfirmoi për mediat: “Data e konklavës është caktuar dhe do të bëhet e ditur zyrtarisht.”