
Sulmuesi danez, Rasmus Hojlund, do të qëndrojë te Manchester United dhe nuk ka plane për largim nga “Old Trafford” gjatë merkatos aktuale. Lajmet për një transferim të mundshëm të sulmuesit kanë qarkulluar në media, por burime pranë klubit kanë konfirmuar se Hojlund është pjesë e projektit afatgjatë të skuadrës.
Pavarësisht disa periudhave sfiduese adaptimi, trajneri dhe drejtuesit e Manchester United besojnë te potenciali i 22-vjeçarit dhe kanë ndërmarrë hapa për ta mbështetur në zhvillimin e tij. Hojlund ka marrë mbështetje të plotë nga klubi dhe nuk do të largohet as në këtë periudhë merkatoje.
Sulmuesi danez është fokusuar në përmirësimin e paraqitjeve dhe dëshiron të dëshmojë vlerat e tij në një nga klubet më të mëdha në botë. Me këtë vendim, Manchester United synon të ruajë stabilitetin në sulm dhe të ndërtojë një ekip konkurrues për titujt e ardhshëm.