Zv/ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof thotë se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 5-vjetorin e SPAK, Kasanof u shpreh se SPAK ka rol të domosdoshëm në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa shton se goditi të paprekshëm.
“Rezultatet e punës suaj japin efekt në shoqëri duke detyruar politikanë e zyrtarë të mendohen dy herë në vendimet dhe mendimet e tyre.
Ky proces kërkon kohë dhe durim. Për qytetarë është kritike të dinë që qeveria do i trajtojë me paanësi, për tu ndjerë besimplotë se janë në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Dëshiroj të vlerësoj drejtimin e qeverisë dhe kryeminstrit që ka përparuar në reforma. SPAK ka rol të domosdoshëm në luftën ndaj korrupsionit.
Arrestimet, procedimet penale, bëri që ata që ishin të paprekreshëm të flasin shumë. Puna juaj frymëzon shumë. Asnjë nuk është mbi ligjin. SPAK e mban veten llogaridhënës”, tha Kasanof.