
Komisionerja e BE Marta Kos, në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama është pyetur mbi pezullimin nga detyra me vendim të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kos tha se nuk mund të komentonte çështje konkrete, por mes të tjerash theksoi se “e rëndësishme që ne të ndjekim vendimet e gjykatës”.
Komisionerja shtoi se ajo që BE do nga çdo vend kandidat është që të ketë një sistem që me sistemin gjyqësor do të këtë siguri ligjore.
Marta Kos: Nuk mund të komentoj çështje konkrete, ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet me të mëdha të Shqipërisë në vitet e fundit dhe gjithashtu Shqipëria ka pasur një ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Këtë ne e kemi patur si pjesë të gjetjeve tona dhe e kemi pjesë të raportit.
Ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit, e mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit do të thosha që është e paprecedentë.
Ajo që në duam nga çdo vend kandidat është që të ketë një sistem që me sistemin gjyqësor do të këtë siguri ligjore që në raste se dikujt i dhunohen të drejtat, atëherë ka gjykata dhe gjykatës që do të kujdesen për këtë çështje.
Sigurisht, që raste të tilla ndodhin, por e rëndësishme që ne të ndjekim vendimet e gjykatës dhe ajo që kam dëgjuar nga kryeministri, qe do të ndodh.







