Një video e Ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë të shtëna nga një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të hapur, teksa lëvizte me një makinë është bërë virale në rrjetet sociale.
Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar nga index.hr, Dabro, ndodhet në vendin e pasagjerit.
Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”.
Pasi ai qëllon nga dritarja e makinës, fillon të këndojë dhe më pas vendos pistoletën brenda dhe thotë “Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë”.
Pas publikimit të videos kanë nisur tashmë hetimet e autoriteteve përkatëse kroate./shqiptarja