Zv/kryeministri dhe ministri për Punët e Jashtme, Glauk Konjufca, po merr pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës Speciale ai u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe mbrojtëse.

Ai tha se në Gjykatën Speciale po përpiqet të shtrembërohet historia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Konjufca tha se në procesin gjyqësor ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur shkelje brutale të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, kjo e drejtë u shkel në mënyrë të dhunshme sepse prej 5 vitesh e 3 muajsh, katërshja qëndron larg familjen e shtetit.

Glauk Konjufca: Nuk ka asnjë institucion, këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë gjykatë. Dhe çfarë po përpiqet të ndodhë brenda kësaj gjykate është shtrembërimi i historisë sepse edhe baza mbi të cilën u ndërtua në gjykatë që është raporti i Dick Marty-t doli një raport i gënjeshtërt me plot të pavërteta për trafikim të organeve nga “UÇK-së dhe mbi këtë bazë u ndërtua kjo gjykatë./KOha Ditore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu