
Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Femi Sufaj në emisionin ‘Frontline’ ka komentuar kontrollet që janë bërë në burgje. Ai tha se gjatë 1 viti janë sekuestruar 100 telefona, të cilët më pas ekzaminohen dhe i dërgohen prokurorisë.
‘Janë 100 telefona të sekuestruar në 1 vit në burgje. Telefonat ekzaminohen dhe kalojnë edhe në prokurorinë e posaçme, është detyrim që çdo send kontrabantë në burg referohet në prokurori dhe më pas është prokuroria ajo që vijon hetimet. Di që edhe punonjës policie që janë dënuar për futje kontrabandë në burg. Më para kishim sende të ndaluara nga posta, nga familjarë, 50 për qind e sendeve të ndaluara janë futur nga vizitat me familjarët. Ata kontrollohen, por mund të jenë nga pakujdesia e stafit, raste korrupsioni ose mund të hidhen edhe nga muret rrethuese’, tha ai.
Sufaj u ndal edhe tek takimet speciale në burgje