Shqipëria, e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, do të performojë sonte në skenën madhështore, në përpjekje për të siguruar një vend në finalen e madhe të 17 majit.

Ndërkohë, shtetet pjesëmarrëse që do të konkurrojnë sonte, mes tyre edhe Shqipëria, kanë performuar përpara jurisë në provat e tyre gjenerale.

Ashtu siç pritej, Shkodra Elektronike ka dhuruar një performancë elektrizuese, e cila është shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje nga publiku. Kjo vlen për të fituar votat e jurisë, vendim i cili pritet të jepet sonte në fund të çdo performance.

Festivali europian i këngës Eurovision 2025 ngre siparin sonte në mbrëmje në Bazel të Zvicrës, në gjysmëfinalen e parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu