
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar sot për situatën me zjarret në vend, duke u ndalur te rastet e qëllimshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se kjo lloj zjarrvënie është një krim që dënohet ashpër në Kodin Penal.
Balla bëri thirrje që këto raste të bëhen shembull nga drejtësia, pasi përballja me piromanët është e pamundur.
“Policia e Shtetit ka ndaluar një tjetër zjarrvënës sot në Memaliaj. Shpresoj që drejtësia të bëjë shembuj sepse ndryshe është e pamundur përballja me piromanët.
Një apel dhe kujtesë publike: zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër nga Kodi Penal.
Një lutje edhe qytetarëve të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para. Informoni menjëherë policinë dhe zjarrfikësit”,-shkruan Balla./CNA