Fenomeni shqetësues i zjarrvënies së qëllimshme

Ministri i Brendshëm ngriti shqetësimin për dëmet që po sjellin vatrat e shumta të zjarrit në vend dhe kërkoi reflektim nga komunitetet. Nga salla e Kuvendit, Taulant Balla ftoi për bashkëpunim gjithë qytetarët.

yacht hotel sarande

“Mungon angazhimi vullnetar dhe prandaj i kam kërkuar bashkive që të angazhojnë struktura të tjera të bashkive, që të vendosen në mbështetje të forcave zjarrfikëse. Është e pamundur që ne të përballemi me këtë situatë me 1300 zjarrfikës aq sa kemi në totalin tonë në të 61 bashkitë e vendit. Dita e djeshme a qenë një ditë e vështirë po ashtu dhe gjatë natës ku kemi pasur një situatë të agravuar pothuajse në të gjithë territorin e vendit nga Tropoja e Shkodra e deri në jug të vendit në qarkun e Gjirokastrës, në qarkun e Vlorës, në Rrogozhinë, në Kavajë, në Lushnje një numër tejet i madh dhe i papërballueshëm për gjithë fuqinë tonë dhe forcat tona zjarrfikëse, të cilat në bashkëveprim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura e mes tyre dua të falënderoj forcën tonë ajror për punën e shkëlqyer që bënë”, tha ministri Balla nga foltorja e Kuvendit.

Më tej ai kishte një mesazh, drejtuar komuniteteve në çdo cep të territorit, pasi sipas tij një pjesë e madhe e zjarreve janë të qëllimshme.

“Ky Kuvend ka miratuar Kodin Penal ku zjarrvënien e dënon deri në 15 vite burg. Kam pasur një takim me drejtuesit e gjykatave dy ditë më parë ku i kam kërkuar mes çështjeve të tjera që kishim për diskutim edhe rastet konkrete të dënimeve ekzemplare. Dëmet e deritanishme nga zjarret janë tepër të mëdha në shumë pjesë të territorit. Forcat zjarrfikëse kanë arritur deri më tani që të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e qytetarëve, por sa i përket pyje, kullota, ullinj dhe pemëtari tjetër e mbjellë nga bujq e fermerë dëmet janë tepër të mëdha”, theksoi Balla.

Duke kërkuar votën e deputetëve për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë, për të thelluar bashkëpunimin policor, ministri tha se po punohet çdo ditë për të intensifikuar këtë bashkëpunim me shumë aktorë.

”Në këtë kontekst dua të nënvizoj se fenomeni i armëmbajtjes pa leje mbetet një sfidë e rëndësishme e punës së përditshme të PSH ku kërkohet më shumë prezencë e PSH për ta luftuar këtë fenomen. Armëmbajtja pa leje mbetet një prej burimeve kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale dhe kjo gjë kërkon më shumë fuqi parandaluese nga PSH, më shumë inteligjencë policore për të identifikuar personat që mbajnë armë pa leje, në kroskote makinash, në ato çantat që varen pas krahëve dhe natyrshëm duke e luftuar këtë fenomen, ke parandaluar plot ngjarje të rënda kriminale, përfshirë këtu, edhe çështjet që lidhen me eksplozivët”, nënvizoi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu