Prefektura e Korçës ka njoftuar zyrtarisht se gjatë orëve të fundit është shënuar përhapje e zjarrit poshtë piramidës 15, në thellësi të territorit shqiptar, në drejtim të Rezervatit të Mbrojtur Gërmenj-Shelegur.

Rreth 60 forca nga MZSH Kolonjë, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Policia Kufitare, shërbimi pyjor dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga forcat e ushtrisë së repartit të Drenovës, po punojnë në terren për të frenuar depërtimin e flakëve drejt masivit pyjor të zonës së mbrojtur.

 


Sipas burimeve nga Prefektura e Korçës, parashikimi meteorologjik për orët në vijim tregon reshje shiu, të cilat pritet të ndihmojnë në neutralizimin e vatrave të zjarrit./vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu