Zjarri që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë ka marrë përmasa alarmante, duke çuar në djegien e 11 banesave, përfshirë edhe një strukturë të destinuar për agrobiznes.

Sakaq, autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve.

Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, konfirmoi se situata është tejet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. /balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu