Situata e zjarreve në vend paraqitet shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në disa bashki të vendit, nga të cilat 3 vatra janë ende aktive, ndërsa një tjetër ndodhet në monitorim të vazhdueshëm.

Vatrat aktive ndodhen në:

  • Qarku Dibër – Mali i Peladhisë, Njësia Zerqan, Bulqizë.
  • Qarku Shkodër – Qafa e Laçit, Vau i Dejës, ku janë përfshirë rreth 5 hektarë me lis dhe shkurre.
  • Qarku Gjirokastër – Zona e grumbullimit të mbeturinave në Grohot, ku zjarrfikësit po punojnë për shuarjen.

Nën monitorim ndodhet një vatër tjetër në:

  • Parku Kombëtar Lurë, pranë Liqenit të Luleve, ku aktualisht ka vetëm pak tym dhe situata po mbahet nën kontroll nga 9 forca operacionale.

Zjarret janë përhapur kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe ekonomi: janë djegur mbi 150 hektarë tokë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

Dëme materiale janë regjistruar edhe në dy raste të veçuara:

  • Në një banesë në lagjen “15 Tetori”, Fier
  • Në një autobus në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, Gjirokastër.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar:

  • 29 mjete zjarrfikëse
  • 346 forca operacionale
  • 130 efektivë të Forcave të Armatosura

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në Kukës dhe Elbasan, ndërsa reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Rreziku i zjarreve në pyje mbetet i lartë, veçanërisht në qarqet Lezhë, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

🔴 Mbrojtja Civile është në gatishmëri, ndërsa qytetarët ftohen të tregojnë kujdes, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë menjëherë zjarrfikësit për çdo vatër të konstatuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu