Reshjet e shiut që kanë filluar që në orët e para të mesnatës kanë neutralizuar situatën e zjarreve në vend.

Kështu në qarkun e Korçës situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen problematika.

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, në bashkinë Pustec, është neutralizuar plotësisht, po ashtu edhe zjarret e tjera të mëparshme.

Edhe në qarkun e Vlorës vatrat e zjarrit janë neutralizuar. Burime bëjnë më dije se rreth 90% e vatrave të zjarrit janë fikur.

Megjithatë strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e zonave për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.

Prej më shumë se një jave vendi ynë ka qenë nën ‘pushtetin’ e flakëve, veçanërisht në jug të vendit ku situata ka qenë mjaft problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë malor.

Më 27 korrrik në fshatin Kalasë, Delvinë për shkak të situatës kritike dhe rrezikut të djegies së banesave, policia nisi evakuimin e banorëve nga zona.

Ndërsa dje Emergjencat Civile raportuan se rreth 1 mijë forca, 4 helikopterë dhe një avion Canadair italian ishin në aksion për vendosjen e flakëve nën kontroll.

Ministria e Mbrojtjes publikoi gjithashtu edhe disa pamja të filmuara dronin Bayraktar i cili në këtë periudhë me zjarre thuajse në gjithë vendin, survejon dhe skanon territorin për vatra./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu