
Prej ditës së djeshme vijon aktiv një vatër zjarri në zonën pyjore mbi fshatin Miras, me bimësi të përzier (dushk, pishë etj.).
Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (28 gusht), forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Në total janë angazhuar rreth 70 forca.
Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrës.
Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, ç’ka e bën situatën më problematike. Institucioni i Prefektit po vijon koordinimin me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, duke vlerësuar ecurinë./shqiptarja.com