
Në fshatin Livinë të Finiqit, flakët janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen si nga ajri, me helikopterin “Black Hawk” dhe avionin kroat “Canadair”, ashtu edhe nga toka. Forcat zjarrfikëse dhe trupat tokësore mbeten të pozicionuara përreth zonës, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.
Ndërkohë, në Mirditë, operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë me mbështetjen e mjeteve ajrore. Avioni “Canadair” nga Italia ka kryer deri tani 7 hedhje mbi vatrat, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë. Ndërhyrjet nga ajri po kombinohen me punën e forcave tokësore për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.