Kiev, 27 dhjetor 2025 – Kryeqyteti i Ukrainës, Kyiv, është goditur gjatë natës nga një sulm i kombinuar i Federatës Ruse. Si pasojë e goditjeve dhe rënies së mbetjeve nga dronët, janë regjistruar zjarre në disa lagje të qytetit, kryesisht në ndërtesa banimi dhe zona parkimi. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, si dhe nga State Emergency Service of Ukraine.

Video

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, gjatë natës së 27 dhjetorit u shënuan disa vatra zjarri në distrikte të ndryshme të qytetit si pasojë e bombardimeve dhe rrëzimit të mjeteve ajrore pa pilot.

Në distriktin Holosiivskyi, rënia e një droni shkaktoi zjarr në tre automjete pranë një stacioni shërbimi, por flakët u shuan shpejt.
Në Obolonskyi, një sulm me dron goditi një banesë private trekatëshe, duke përfshirë në zjarr çatinë dhe katin e dytë; forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë.
Në Dniprovskyi, një ndërtesë 18-katëshe u përfshi nga flakët në katin e katërt.
Ndërsa në Darnytskyi, disa shtëpi private u dogjën dhe u krijua rrezik për përhapjen e zjarrit drejt një shtëpie pleqsh aty pranë, nga e cila u evakuuan 10 persona.

Kryebashkiaku Klitschko bëri të ditur gjithashtu se mbetjet e një droni goditën një ndërtesë 24-katëshe në Darnytskyi, ku kati i sipërm u përfshi nga zjarri. Po në këtë zonë u raportuan edhe dëmtime të automjeteve të parkuara, si dhe të paktën një person i lënduar.

Autoritetet ukrainase konfirmojnë se si pasojë e këtij sulmi të natës, pesë persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vazhdojnë punën për neutralizimin e pasojave dhe vlerësimin e dëmeve.

Sulmi ndodhi pasi u shpall alarm ajror në Kiev dhe në disa rajone të Ukrainës, për shkak të kërcënimit nga raketat balistike dhe lëshimit masiv të dronëve nga ushtria ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu