Një vatër zjarri është konstatuar këtë të mërkurë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke ngritur alarmin për një situatë të mundshme me pasoja serioze.

Zjarri është përhapur pranë zonës C të uzinës, ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse, çka e bën situatën veçanërisht të rrezikshme.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, trupa të ushtrisë si dhe një helikopter i Bazës Ajrore të Kuçovës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotka, ndodhet gjithashtu në vendngjarje, ku ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, duke paralajmëruar se nëse zjarri përfshin depot e municioneve, rrezikohet seriozisht lagjja Kalluç, e cila ndodhet vetëm 200 metra larg.

Autoritetet janë në gatishmëri të lartë, ndërsa banorët e zonës janë paralajmëruar për të qenë vigjilentë dhe të gatshëm për evakuim në rast përkeqësimi të situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu