Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur, në zonën midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë Patos.

Në këtë operacion janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile të qarkut Fier, si dhe me shërbimet zjarrfikëse të disa bashkive.

Në terren janë të pranishme:

  • 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura
  • 3 zjarrfikëse nga bashkia Patos
  • 1 zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër
  • 1 zjarrfikëse nga bashkia Lushnjë
  • 1 zjarrfikëse nga bashkia Fier
  • 2 mjete të kompanisë Albpetrol sha
  • 1 zjarrfikëse nga bashkia Roskovec

Ministri Vengu ka vlerësuar nga afër përkushtimin dhe profesionalizmin e forcave të përfshira në operacion, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është një prioritet absolut.

Puna për neutralizimin e plotë të flakëve vijon me intensitet dhe me koordinim të plotë ndërinstitucional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu