
Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e të martës në Orikum, pranë kodrave.
Në vend kanë mbërritur dy automjete të forcave zjarrfikëse Vlorë, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një mjet zjarrfikës nga baza e Pashalimanit.
Për shkak të erës së fortë flakët kanë përparuar duke u përhapur në kodër, ndërsa është rrëzuar edhe një banesë.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e menjëhershme, por situata ka qenë e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, por edhe motit të keq.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm për hapjen e kullotave, ndërsa pritet hetim për zjarrin.
Me ndryshimin e stinëve dhe ngrohjen e temperaturave, shtohen në Vlorë zjarret, ku në pjesën më të madhe të tyre janë të qëllimshme, ndërsa në vitet e shkuara kanë sjellë edhe dëme të konsiderueshme./vizionplus.