Një apartament në katin e tretë të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë u përfshi nga flakët mesditën e sotme.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta të zjarrfikëses, të cilat në pak minuta neutralizuan flakët.

Pamjet e shpëtimit

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, duke i nxjerrë nga ballkoni nëpërmjet shkallëve.

Sipas medieve nuk pati dëme në njerëz, vetëm dëme materiale, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet ende./atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu