Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë trarët e drurit të përdorur për segmentin hekurudhor Fier-Vlorë, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi që mbuluan qytetin e Fierit dhe zonat përreth.

Banorët raportojnë panik për shkak të tymit të dendur, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta. Policia dhe zjarrfikësit nuk përjashtojnë mundësinë e një zjarrvënie të qëllimshme.

Në vendngjarje ndodhen aktualisht dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit të Fierit, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes dhe shmangien e zonës së përfshirë nga banorët deri në stabilizimin e situatës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu