Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka shpërthyer në zonën e Grykshit, në Peqin, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë ulliri.

Në vendngjarje janë banorë të zonës dhe forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit.

Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë për t’u aksesuar, së bashku me kushtet e thatësisë së motit dhe erën e fortë, po favorizojnë përhapjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu