
Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit.
Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur fikjen e tyre nga toka.
Menjëherë është kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit për të vendosur në kontroll situatën.
Forcat zjarrfikëse dhe banorët vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve. /Oranews