Zjarri ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë gjatë sezonit veror.

Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale, sipas burimeve paraprake, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë makinat zjarrfikëse të qytetit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në dyqanet e tjera. (A2 Televizion)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu