Një zjarr i madh ka shpërthyer në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë ditën e sotme.

Zjarri shpërtheu fillimisht në territorin shqiptar pranë Kakavijës, e më pas për shkak të flakëve u përhap në anën tjetër të kufirit, në Greqi.

Në shtetin grek ka marrë përmasa të mëdha. Autoritetet greke kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve në fshatin Neochori, si dhe disa fshatrave të tjera pranë kufirit me Shqipërinë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, por ndërkohë është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Shtypi grek raporton se zjarri, që aktualisht ndodhet në tokën greke, ndodhet vetëm 500 metra larg kufirit shqiptar, ku nga njëri fshat në tjetrin (matanë kufirit) kalohet në këmbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu