
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën bregdetare të Radhimës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët, të përhapura me shpejtësi për shkak të erës së fortë, kanë përfshirë dy beach bar-e dhe një restorant pranë plazhit, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar gjithë zonën.
Zjarri ka përfshirë gjithashtu çadra dhe shezlongë të vendosur pranë lokaleve, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përhapje të mëtejshme në drejtim të hoteleve dhe bizneseve të tjera përreth. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë për të izoluar flakët dhe parandaluar përkeqësimin e situatës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo të pranishëm në momentin e shpërthimit të zjarrit. Megjithatë, dëmet materiale për bizneset lokale janë të konsiderueshme, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e mundshme të zjarrit.