Një zjarr i madh ka përfshirë një biznes në fshatin Kukur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Biznesi, në pronësi të Bashkim Senkos, është shkrumbuar pothuajse tërësisht, ndërsa vlerësohet se dëmet arrijnë deri në 100 mijë euro.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë ambientin, duke mos lënë asgjë të shpëtohet.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, por kur mjetet e para kanë mbërritur, zjarri kishte marrë përmasa të mëdha.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por humbjet materiale janë shumë të mëdha.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Kukurit, pasi biznesi përbënte një burim punësimi dhe shërbimi./ora news

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu