Vijon djegia e vend-grumbullimit të mbetjeve urbane në Kukës prej një muaji e njëzet ditësh. Pavarësishtë përpjekieve të forcave të zjarrëfikses flakët janë të pranishme që në datën 13 prill të këtij viti. Çlirimi i tonelatave me mbetje toksike dhe ndotja alarmante e ajrit po sjell edhe vështirësi tek banorët e qytetit të Kukësit pasi pika e grumbullimit të mbetjeve ka një distancë prej 1 km. Djegia e mbeturinave për qytetarët ka hije dyshimi, ata thonë se kjo djegie është e qëllimshme, por instancat nuk reagojnë.Pika e grumbullimit të mbetjeve urbane, e vetmja në Bashkinë e Kukësit, është përfshirë dy herë nga flakët brenda dhjetë muajve të fundit. Herën e parë u deshën pesë muaj për shuarjen e flakëve, ndërsa edhe këtë herë duket se zjarri do kohë e tij të shuhet.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu