Një ngjarje prekëse solidariteti është kthyer në simbol frymëzimi në Greqi, plot 10 vite pas ndodhisë.

Në vitin 2016, një qen ra në një digë dhe nuk mund të dilte . Një i ri tentoi ta shpëtonte, por nuk ia doli i vetëm. Në atë moment, disa persona u bashkuan dhe formuan një zinxhir njerëzor, duke kapur duart me njëri-tjetrin, derisa arritën të shpëtonin si qenin, ashtu edhe të riun.

Tashmë, një dekadë më vonë, ky akt solidariteti është përjetësuar në një skulpturë të inauguruar në mars 2026, duke kujtuar momentin e bashkimit dhe ndihmës njerëzore.

Monumenti nuk përfaqëson vetëm shpëtimin e një kafshe, por edhe fuqinë e bashkëpunimit dhe humanizmit, duke treguar se kur njerëzit bëhen bashkë, mund të kapërcejnë çdo vështirësi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu