Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa i kërkon ministres së bujqësisë, Anila Denaj të ndalë presionin ndaj gazetares së Top Channel, Rudina Muca me shkarkim nga puna të motrës së saj dhe të japë llogari për faktin se ministria që drejton nuk e ka kryer vaksinën kundër Brucelozës edhe pse kjo vaksinë ka kushtuar 1.7mln euro.
:Denoncimi kurajoz dhe profesional në shërbim të interesit publik duhet të bëjë që organet e drejtësisë të hetojnë.”-shprehet Zhupa.
“Ministrja Denaj në vend të kërcënimit ndaj familjarëve të gazetares me qëllim intimidimin dhe presionin për mos nxjerr të vërtetat, duhet të mbaj përgjegjësi për dikasterin që drejton. Bujqësia në fakt është nga sektorët më të dështuar të kësaj qeverie ku janë të specializuar për zhdukjen e fondeve europiane dhe shqiptare.
Këto akte tregojnë fare qartë edhe për regresin që tregonte Bashkimi Europian në raport me lirinë e medias dhe që aferat qeveritare nuk marrin përgjigje me hetim të fajtorëve por me kërcënim dhe intimidim të denoncuesve.”
AIA.al mëson se prej disa javësh tashmë ministrja e bujqësisë kërkon largimin e punonjëses dhe nje ditë më parë ka bërë skandal në një mbledhje në AKVMB.