Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi prej dy ditësh ka shkëputur kontaktet me familjen e tij, që prej datës 3 shkurt.

Burime bëjnë me dije se babai i 19-vjeçarit ka treguar se djali në datën 03.02.2025 ka qenë në shkollë në Tiranë dhe nga kontakti që ka pasur me familjarët, është shprehur se do ikte jashtë shtetit, në Belgjikë.

Pas këtij komunikimi të shkurtër, familjarët e 19-vjeçarit nuk dinë asnjë informacion për të.

Njoftimi i policisë

Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, i cili ka kallëzuar se prej datës 03.02.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. H., 19 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu