Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar sërish si kandidat për kryetar të Kuvendit, Dimal Bashën.

Propozimin e Bashës e bëri deputetja dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Pas propozimit, kryesuesi i seancës e hodhi në votim këtë propozim.

Basha mori 73 vota për, kundër ishin 30 dhe 3 kanë abstenuar.

Avni Dehari konstatoi se Kuvendi zgjodhi për kryetar të këtij institucuoni, deputetin Dimal Basha.

Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar. Në përgjithësi ishte emri i pestë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu