
Ndërsa fushata elektorale po hyn në dhjetëditëshin e fundit të saj, KQZ po vijon me procedurat e pritjes së votave të emigrantëve, por problematikat janë prezente.
Të paktën 52112 votuesve, posta nuk ua ka dorëzuar ende zarfet zgjedhore, ose 21% e totalit të numrit të votuesve të diasporës shqiptare në 85 vende të botës.
245,935 zarfe janë të dorëzuara nga KQZ tek Posta.
Nga këta, 193,823 Zgjedhës kanë marrë pakon zgjedhore, kurse numri i mbetur raportohet se nuk u ka mbërritur ende qytetarëve.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, 69,134 vota kanë ardhur deri tani në KQZ, që përbëjnë edhe 28% të numrit të të regjistruarve./shqiptarja