Kryebashkiaku në detyrë Arqile Bollano tregon se si në Himarë fshat persona me karta identifikimi të skaduar kanë tentuar të votojnë në qendrën përkatëse të votimit teksa sot mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri midis kandidatit të PS-së Vangjel Tavo dhe atij të PD-së, Petro Gjikuria.

yacht hotel sarande

Në një prononcim për mediat, Bollano theksoi se procesi i votimit në qendrën përkatëse është pezulluar ndërsa shtoi se votimi do të vijojë kur të zgjidhet ngërrci i krijuar.

Mesa vumë re, këtu janë shumë  persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë të votojnë me kartë, në një moment që ligji nuk e lejon. Nga kjo çështje është krijuar konfuzion ku kemi lajmëruar KQZ-në për të zgjidhur këtë ngërç.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi përmes një reagimi në X shprehet se procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika në Himarë.

“Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.

Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, shkruan Celibashi./Javanes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu