Teksa qytetarët amerikanë në 50 shtete do t’u drejtohen kutive të votimit ditën e nesërme, rezultati i zgjedhjeve përtej oqeanit do të ndiqet me interes të madh edhe në kontinentin evropian, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe rajonin.

Zgjedhja e tyre do të ketë pasoja për Evropën dhe më gjerë, duke ndikuar në gjithçka, nga tregtia dhe ekonomia tek teknologjia, mjedisi dhe kujdesi shëndetësor.

yacht hotel sarande

Rreth 65 milionë amerikanë kanë hedhur tashmë votat e tyre, falë votimit të hershëm dhe në mungesë, që u lejon njerëzve të votojnë paraprakisht ose me postë.

Pavarësisht se amerikanët do të shprehin vullnetin e tyre në 50 shtete, vetëm 7 prej tyre pritet të kenë një peshë vendimare në vendosjen e rezultatit se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme.

Këto janë Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin. Në pjesën tjetër të shteteve, rezultatet janë pak a shumë një përfundim i ditur.

Pensilvania do të jetë një nga më të vëzhguarat, pasi voton në 19 anëtarë të kolegjit zgjedhor presidencial, numri më i madh i shteteve të lëkundura.

Pritet që rezultatet e para të dalin rreth orës 23:00 në pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Rezultatet e para mund të jenë një tregues i tendencës në përgjithësi, por megjithatë mund të ndryshojnë në vijim.

“Exit-poll”-et e para do të ofrojnë gjithashtu njohuri të vlefshme për pjesëmarrjen e votuesve dhe përbërjen demografike të votuesve (arsimimi, origjina, gjinia, mosha), e cila shpesh lë të kuptohet për drejtimin e garës.

Qendrat e votimit do të mbyllen nga ora 23:00 në Evropë deri në 5 të mëngjesit, duke filluar nga Kentaki dhe Indiana dhe duke përfunduar me Alaskën dhe Haëain. Por me vetëm tre dhe katër vota elektorale respektivisht, rezultatet e tyre nuk do të jenë vendimtare.

Qendrat e votimit në Xhorxhia mbyllen në orën 01:00 me orën evropiane, Karolina e Veriut në orën 1:30 të mëngjesit, Pensilvania në 2 të mëngjesit, Michigan midis orës 2 dhe 3 të mëngjesit, Nevada në 4 të mëngjesit dhe Wisconsin dhe Arizona në 3 të mëngjesit.

Nuk mund të pritet që gjithë shtetet t’i deklarojnë rezultatet e tyre brenda natës. Rezultatet e para vendimtare duhet të vijnë nga Xhorxhia rreth orës 4 të mëngjesit, pasuar nga Karolina e Veriut dhe Michigan. Këto shtete numërojnë fletëvotimet me postë përpara mbylljes së qendrave të votimit, ndryshe nga të tjerët.

Në vitin 2020, vetëm Arizona deklaroi rezultatet e saj në natën e zgjedhjeve. Pjesa tjetër zgjati më shumë, me disa ditë përfundimtare apo edhe dy javë më vonë për shkak të rinumërimeve .

Të dy ekipet republikane dhe demokrate kanë përgatitur tashmë sfida ligjore, të cilat mund të çojnë në rinumërime.

Këto zgjedhje janë karakterizuar nga tension i shtuar, me sulme personale, madje edhe dyshime mbi integritetin e procesit.

Nuk përjashtohen as protestat. Fitorja e Joe Biden në vitin 2020 ndaj Presidentit të atëhershëm Trump shkaktoi një kryengritje në Kapitol në janar 2021 – një moment i përshkruar nga një panel i Kongresit amerikan si një tentativë për grusht shteti./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu