Sot, më 27 dhjetor 2025, zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për këtë formë votimi.
Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët e Kosovës jashtë vendit mund të votojnë duke u paraqitur në përfaqësitë diplomatike përkatëse me një nga dokumentet e mëposhtme:
Letërnjoftim të Republikës së Kosovës
Pasaportë të Republikës së Kosovës
Leje vozitjeje të Republikës së Kosovës
Me vendim të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, duke synuar lehtësimin e pjesëmarrjes së diasporës në procesin zgjedhor.
Autoritetet zgjedhore u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të regjistruar që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi në përcaktimin e së ardhmes institucionale të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu