Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar votimi në 25 përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës.Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, më 27.12.2025. Ndërsa, sipas kohës lokale, në orën 01:00 pas mesnate pritet të përfundojë votimi edhe në katër përfaqësi të tjera në SHBA dhe në Kanada.

Radoniqi deklaroi se, sipas të dhënave, nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, por edhe nga të dhënat e orës 13:00 nga votimi në SHBA dhe Kanada, nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 81.29% apo 15,597 votues.Sipas Radoniqit, procesi i votimit jashtë vendit ka qenë i rregullt dhe është zhvilluar pa ndonjë pengesë.

“Sipas procedurave, këto fletëvotime nuk do të numërohen në përfaqësi diplomatike, por gjatë ditëve në vazhdim do të sillen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë”- ka deklaruar Radoniqi.Për fund, kryesuesi i KQZ-së bëri apel për të gjithë këshillet e vendvotimeve, komisioneve komunale që të jenë në nivel të detyrës dhe të respektojnë ligjin dhe rregullat zgjedhore të KQZ-së. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen të dielën, më 28.12.2025./Kallxo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu