Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë shqiptarë që nuk kanë një mjet identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare.

PD propozoi që emigrantët shqiptarë të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025 edhe me dokumente identifikimi të lëshuara nga vendet ku jetojnë, si pasaporta ose letërnjoftimi të huaja.

Kjo gjë u kërkua me forcë edhe nga Sali Berisha, madje duke e vënë si kusht themelor që të votohen ndryshimet në Kodin zgjedhor në parlament.

Por diçka e tillë u hodh sot poshtë nga Komisioni Rregullator në KQZ me 3 vota kundër dhe 2 pro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu