Partia Demokratike e Shqipërisë, ka njoftuar se do të fillojë procesin e garës për Primaret brenda radhëve të saj, të cilat do të përzgjedhin kandidaturat elektorale për zgjedhjet e përgjithshme 2025.
Një njoftimin e bërë publik, theksohet se në zbatim të pikës 4 neni 12 të statutit të PDSH-së, të gjithë kryetarët e degëve duhet të dorëzojnë dorëheqjen brenda datës 26 janar 2025.
‘Ju informoj se nëse keni vendosur të garoni në primare, duke u përfshirë në rrethin e kandidaturave elektorale, brenda ditës së diele datë 26 janar 2025, duhet të depozitoni dorëheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit të degës pranë Sekretariatit të Organizimit’.
Kujtojmë se me anë të procesit të primareve, demokratët kanë në dorë të zgjedhin vetë listën e deputetëve që do garojnë përballë PS-së, në zgjedhjet e 11 majit.
Njoftimi i Partisë Demokratike:
Pershendetje,
Per shkak te pergatitjes se rregullores proceduriale te gares per Primare, te cilat do te perzgjedhin kandidaturat elektorale te PDSH per zgjedhjet per Kuvendin 2025;
ne zbatim te pikes 4 neni 12 te statutit te PDSH,
Ju informoj se nese keni vendosur te garoni ne primare, duke u perfshire ne rrethin e kandidaturave elektorale, brenda dites se Diele date 26 Janar 2025, duhet te depozitoni doreheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit te deges prane Sekretariatit te Organizimit.
Dite te mbare
© SYRI.net