
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, por vetëm për ata qytetarë që do të votojnë nga jashtë vendit.
Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar procesin e votimit për emigrantët shqiptarë, duke iu dhënë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit pavarësisht dokumenteve të skaduara.
Kuvendi i dha dhe dritën jeshile KQZ për staf shtesë që do i vijë në ndihmë për votën e diasporës.
Ndërkohë me 75 vota pro e 1 kundër u miratua pr/vendimi i dytë.