Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë me dije se do t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë për të ndryshuar strukturën e cila do të merret me vlerësimin dhe numërimin e votave të diasporës.

yacht hotel sarande

Më parë, Celibashi kishe deklaruar se numërimi i votave do të kryhej në ambientet e KQZ dhe nga stafi i KQZ, por se nuk ishte caktuar përbërja e ekipit.

Kryekomisionieri tha sot se në strukturë do të kërkohet përfshirja edhe e përfaqësuesve të partive politike, si faktor kyç për besueshmërinë.

“Pas konsultimeve të bëra me përfaqësuesit e dy partive kryesore politike PS dhe PD, si dhe në vlerësim të gjithë aspekteve të numërimit të fletëve të votimit, do ti propozoj Kuvendit që të ndryshojë Kodin Zgjedhor përsa i përket strukturës që do të merret me vlerësimin dhe numërimin e fletëve të votimit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se do t’i kërkohet qeverisë të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit për diasporën.

“600.248 shtetas që u skadon pasaporta deri më 15 maj 2025
209.931 shtetas që u skadon edhe letërnjoftimi edhe pasaporta deri më 15 maj.

160.213 shtetas, jo domosdoshmërisht votues që nuk kanë disponuar asnjëherë një dokument identifikimi. Nuk kanë aplikuar asnjëherë.

Vlerësoj që është e përligjur t’i kërkojmë Këshillit të Ministrave të zgjasë nëpërmjet aktit normativ zgjatjen e vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të paktën për shtetasit që votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë”, tha ai.

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se do i përcjellë sot Kuvendit kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Ndryshimet që KQZ propozon
1- Pagesa 100% e kostos së zarfave
2. Rrishikimin e afateve të regjistrimit për të përfituar 10 ditë më shumë për të përgatitur fletën e votimit për diasporën
3. Për të numëruar votën e emigrantëve nga partitë sipas kërkesës së demokratëve.

Pse emigrantët nga Italia gabojnë në regjistrim?

Celibashi zbuloi dhe disa problematika me të cilat po përballet regjistrimi.

” 90% e emigrantëve nga Italia janë refuzuar. Emigrantët gabojnë më shumë tek dokumenti i adresës. Dokumenti i identiteti është fotografuar nga faqja që nuk ka adresën. Ndërkohë që dokumenti që ngarkojnë duhet të ketë adresën që deklarojnë me të. Dhe të kenë edhe emrin e zgjedhësit.” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu