Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

“PD Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, do të mbajë nr.1 në fletën e votimit, ndërsa PS do të jetë e pesta.

I dyti në radhitje, do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”.

Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa në fund është renditur PSD e Tom Doshit.

Renditja:

PD Koalicioni për Shqipërinë Madhështore
“Lëvizja Bashkë”
“Lëvizja Atdheu”
Koalicioni Euroatlantik
Partia Socialiste
Nisma “Shqipëria Bëhet”
Partia “Aleanca Shqiptare”
Aleanca “Demokracia e Re”
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
Partia Mundësia
PSD
/vizionplus.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu