
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin për të hapur kutitë e fletëve të votimit në Qarkun Tiranë.
zgjedhjet-kuti votimi-11 maji-numerimi-kzaz- (6)
KAS me shumicë votash rrëzoi kërkesën e koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Por, ishin dy anëtarët e KAS që kërkuan rinumërimin e votave në të gjithë Qarkun Tiranë, kërkesë e cila u aprovua.
Për shkak të kohës që duhet për organizimin e logjistikës në 1200 qendra votimi, data e fillimit të procesit do të caktohet në një moment të dytë.
“Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr formë për organizmin e logjistikës duke qenë se janë 1200 qendra votimi, data e fillimit të procesit do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues dhe procesi do të mbikëqyret nga ana e administratës së KQZ”, u tha në vendim.