215 aplikantë kanë zgjedhur t’i afrohen Partisë Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam” për të garuar më pas për një vend në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2025.

Ky numër është rritur krahasuar me pak ditë më parë, ndërsa aplikimet do të jenë të hapura edhe për një periudhë kohe.

yacht hotel sarande

Duke ftuar që sa më shumë të rinj e të reja t’i bashkohen kësaj platforme, kryeministri Edi Rama ka publikuar arsyet që japin disa prej aplikantëve që i janë bashkuar kësaj thirrjeje.

Në postimin e tij, kryesocialisti Edi Rama thotë se në këtë platformë është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës së PS për Shqipërinë 2030. Ndryshe nga viti 2021, kjo platformë sjell një risi, sipas të cilës kandidatët e vendosin theksin në një temë që kërkojnë të përfaqësojnë, për gratë, rininë, profesionistët dhe diasporën./KLan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu