Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut të kryeqytetit.

Burime bëjnë me dije se kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

IKMT mbërrin në Vlorë, inspektim në një pallat në Lungomare
Kreu i qeverisë ende nuk e ka vendosur “fatin” se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Tiranës e cila prej 10 shkurtit ndodhet pa kryebashkiak, pas arrestimit të Erion Veliajt.

“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”, raportohet të ketë thënë Rama në mbledhje me dyer të mbyllura.

Gjithashtu, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Do t’i rrafshojmë”, Rama: Në Theth nuk do të ndërtohen resorte turistike! Për ujin dhe menaxhimin e mbetjeve, duhet të kalojmë në … Ja çfarë do bëjmë me naftën
“Rama ka dhënë disa porosi në mbledhjen me deputetët e Tiranës, ku i ka thënë që duhet të hiqen licensat e noterëve që japin shërbime të e-albania kundrejt pagesës.

Gjithashtu Rama ka kërkuar që të rifreskohen stafet e bashkive, fillimisht për bashkitë që janë qendër qarku, por kjo gjë jo për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës mësohet se kryeministri ka thënë “nuk mbahet mendja tek zgjedhjet e parakohshme, mos u ndikoni tek zgjedhjet e parakohshme në Tiranë nëse do ketë apo jo”, raporton gazetarja Mola Luku./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu