
Në një bashkëbisedim me qytetarë në rrjete sociale, kreu i PD Sali Berisha premtoi uljen e çmimit të naftës:
Rama nuk e bën këtë sepse Rama ka një koncept të veçantë.
Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën.
Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët.
Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni.
Kosova e merr nga Durrësi naftën.
Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro.
Që këtu është një ndëshkim për qytetarët.