Aktori i njohur amerikan, Gene Hackman, 95 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa, 65 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe më 26 shkurt 2025. Sipas autoriteteve, Arakawa vdiq rreth datës 11 shkurt nga sindroma pulmonare hantavirus, një sëmundje e rëndë respiratore që transmetohet përmes urinës, jashtëqitjeve dhe pështymës së brejtësve.

Hackman, i cili vuante nga sëmundje kardiovaskulare hipertensionale dhe aterosklerotike, si dhe nga sëmundja e avancuar e Alzheimerit, besohet të ketë ndërruar jetë më 18 shkurt. Dyshohet se për shkak të gjendjes së avancuar të sëmundjes ai as e ka kuptuar vdekjen e së shoqes. Ndërsa qeni mund të ketë ngordhur urie thanë hetuesit.

Çifti u gjet në gjendje të avancuar dekompozimi, së bashku me qenin e tyre të ngordhur, Zinna. Hackman ishte një aktor i shquar, fitues i dy çmimeve Oscar, i cili u tërhoq nga aktrimi në vitin 2004.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu