
Një kërkim i publikuar nga kompania gjermane e sigurisë informatike ERNW ka zbuluar një dobësi të rëndë sigurie që prek miliona përdorues të kufjeve wireless në mbarë botën. Bëhet fjalë për një problem struktural në çipin Bluetooth të prodhuar nga kompania tajvaneze Airoha, një nga furnitorët kryesorë të teknologjisë për kufjet TWS (True Wireless Stereo).
Sipas raportit, kjo dobësi lejon sulmuesit e kualifikuar të aksesojnë memorien e kufjeve, të dëgjojnë bisedat që kalojnë përmes mikrofonit, të shkarkojnë kontaktet nga telefoni i lidhur dhe madje të imitojnë funksionin e kufjes, duke u bërë të padallueshëm nga pajisja origjinale. Në praktikë, kjo krijon një “backdoor” të plotë – një derë të fshehtë që i ekspozon përdoruesit ndaj përgjimeve dhe vjedhjes së të dhënave.
Artikulli i publikuar nga Corriere della Sera e cilëson këtë si një “çarje të re në botën digjitale”, duke theksuar se kufjet wireless, tashmë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë për muzikë, thirrje apo komunikim me asistentët zanorë, janë bërë tani një pikë e dobët për sigurinë tonë personale.
Ekspertët e sigurisë i bëjnë thirrje përdoruesve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet për përditësime sigurie nga prodhuesit. Ndërkohë, më shumë detaje rreth këtij zbulimi mund të lexoni në artikullin e plotë në linkun e bio-s së Corriere.
–