Tre vajzat e mitura të moshave 10, 7 dhe 3 vjeçe në qytetin e Korçës përfunduan në spital ditën e djeshme pasi konsumuan disa karamele që gjetën në afërsi të një koshi mbeturinash.

Më vonë u zbulua se karamelet përmbanin esencë kanabisi, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë së fundmi.

Karamelet që kanë konsumuar vajzat e mitura janë të llojit Camino, dhe secila prej tyre përmban 10 miligram THC.

THC është përbërësi kryesor kimik psikoaktiv në kanabis që shkakton efektet ‘dehëse’ që njerëzit përjetojnë kur përdorin kanabis ose produkte të tjera të tij.

Këto produkte janë të ndaluara në mënyrë strikte të përdoren nga personat nën moshën 21 vjeç pasi mund të shkaktojnë probleme shëndetësore./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu